Pesë transferimet e mëdha të Monchit te Arsenali

Prishtinë | 09 Mar 2019 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Roma dhe drejtori sportiv Monchi të premten kanë ndërprerë bashkëpunimin i cili nuk zgjati më shumë se dy vite.


Monchi, që ka shërbyer për një kohë të gjatë te Sevilla, po kërkohet nga shumë skuadra, përfshirë Arsenal dhe PSG.

Por, mediet në Angli janë të sigurt se Monchi tashmë ka një marrëveshje me Arsenal, dhe shumë shpejt pritet të konfirmohet te skuadra nga ‘Emirates Stadium’.

‘Mirror’ shkruan se Monchi mund të sjellë transferime te Arsenal, që në afatin e parë, përcjell ‘lajmi.net’.

Lojtarët që mund të transferohen te Roma nga Monchi janë Nicolo Zaniolo i Romës, Ever Banega i Sevillas, Nicolas Tagliafico i Ajax, Daniele Rugani i Juventusit dhe Adrien Rabiot i PSG-së./Lajmi.net/

Të ngjashme