Pionieret e futbollit kanë mbetur në hije nga avancimi i lojës

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Gjatë viteve, Sheila Edmunds kishte arritur gati çdo që mund të arrihej me Doncaster Belles. Gjysmëshekulli më parë, ajo ishte në mesin e një grupi të shoqeve që themeluan klubin. Për 25 vjet, ajo veshi fanellën me numër tetë dhe për një kohë e mbajti edhe shiritin e kapitenes.

Kur ajo u pensionua, punoi kudo që kërkohej: zyrtare e mirëqenies, praktikuese e ndihmës së parë, fizioterapeute, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Tash titulli i saj zyrtar është presidente dhe menaxhere e përgjithshme. Duket si një rol ekzekutiv, që paguhet, por nuk është.

Një orë para një ndeshjeje në stadiumin, që Doncaster e quan tash shtëpi, Edmunds mund të gjendet në një kabinë të thjeshtë nga druri ku shiten bileta. Prapa shpinës së saj është një nxehje elektrike, për të ngrohur atë nga i ftohti i madh. Ajo i mirëpret me ngrohtësi tifozët që paguajnë pesë funte për ndeshje, sikur të ishin miq të vjetër.

Në momente të qeta ajo mund të ndihmojë edhe në tavolinën që shërben për të shitur suvenire të klubit. Pas fillimit të ndeshjes, ajo mban një sy te ndeshja dhe një te punët tjera. Është më e lehtë në këtë mënyrë, thotë ajo.

Ajo, mbi të gjitha, është personi që do të derdhë të gjitha fitimet në llogaritë e klubit më vonë.

Tash ka më tepër para në futbollin e femrave në Angli se që ka pasur ndonjëherë. Verën e kaluar liga elitare e femrave, WSL, është bërë për herë të parë plotësisht profesionale, me marrëveshje transmetuese me BBC. Klubet më të mëdha angleze, si Manchester City, Chelsea e Arsenali, kanë investuar shumë në skuadrat e femrave në vitet e fundit, duke mos shpenzuar vetëm në talentet vendore, por edhe në transferime me emër nga jashtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme