Pique do të bëhet pronar i kësaj skuadre në Spanjë

Prishtinë | 02 Dhj 2018 | 16:13 | Nga Ekonomia Online
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique po e konsideron ta blejë një skuadër të futbollit në Spanjë.
Sipas raportimeve të “Goal”, spanjolli po mendon ta marrë nën zotërim skuadrën e Segunda Division, Reus, transmeton lajmi.net.

Skuadra është në një krizë financiare dhe Pique më herët ka dhënë sinjale se dëshiron të investojë në ndonjë skuadër në të ardhmen.

Ai gjithashtu ka raporte të mira me zotëruesin aktual të klubit, Joan Oliver.

Mbetet të shihet nëse qendër mbrojtësi katalunas do të bëj ndonjë hap konkret për këtë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme