Pique tregon se me cilët lojtarë të Realit ka raporte të mira

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Gerard Pique ka thënë se ka disa lojtarë të Real Madridit me të cilët shoqërohet.

Ylli i Barcelonës ka ditur të jetë shpesh provokues për tifozët e Real Madridit, për t’i dhënë edhe më shumë ‘zjarr’ sfidave të ‘El Clasico’.

Në një bisedë në emisionin ‘El Larguero’ në Cadena Ser, Pique ka thënë se ka disa lojtarë të Real Madridit me të cilët shoqërohet, duke përmendur edhe Sergio Ramosin.

“Unë shoqërohem shumë mirë me disa lojtarë të Real Madridit”, ka deklaruar Pique, përcjell lajmi.net.

“Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë fjalë të keqe për të thënë për ta dhe ndjej që njerëzit më respektojnë shumë këtu (Madrid) dhe kjo është diçka që e vlerësoj shumë”.

“Me Nachon, Sergio Ramos, Lucas Vazques… nuk do të thoja se jemi miq të ngusht, por gëzojmë një marrëdhënie të përzemërt”

Të ngjashme