Pjaniç e trashëgon numrin e Andres Iniestas në Barcelonë

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Miralem Pjaniç e ka zgjedhur tashmë numrin që do ta bartë në fanellën e klubit të tij të ri, Barcelonë.

Mesfushori boshnjak do ta veshë fanellën me numrin 8, të cilin e trashëgon nga i larguar Arthur dhe i cili u nderua nga legjenda Andres Iniesta.

Pjanic iu bashkua Barcelonës gjatë kësaj vere në një marrëveshje shkëmbimi kokë me kokë me Arthur, i cili kaloi në Juventus.

Përfaqësuesi i Bosnjës ende nuk ka stërvitur me bashkëlojtarët e vet të ri, për shkak se qëndroi mbi dy javë në vetizolim pasi ishte infektuar me Coronavirus.

Pjanic ka nënshkruar kontratë me Barçën deri në qershor të vitit 2024, në të cilën ekziston një klauzolë largimi në vlerë 400 milionë euro.

Ai u prezantua sot si lojtar i Barcelonës dhe zgjodhi numrin 8 në fanellë. 

Të ngjashme