Pogba lëndohet në stërvitje me Francën

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Paul Pogba do të mungojë në dy ndeshjet e Francës kundër Kazakistanit dhe Finlandës në kualifikime për Kupën e Botës, pasi e pësoi një lëndim në kofshën e djathtë.

Mesfushori i Manchester Unitedit u pa duke u larguar nga seanca stërvitore me mjekun e ekipit Franck Le Gall.

Si pasojë, ai është tërhequr nga ekipi kombëtar për ta shëruar lëndimin.

“Paul Pogba u detyrua të tërhiqet nga dy ndeshjet e ardhshme të Francës kundër Kazakistanit në Parc des Princes dhe kundër Finlandës në Helsinki”, thuhet në njoftimin e Federatës Franceze të Futbollit.

Ai do të zëvendësohet nga Jordan Veretout i Romës.

Pogba mungoi në dy ndeshjet e fundit të Unitedit në Premierligë, në humbjen 2:0 ndaj Manchester City dhe në fitoren 3:0 kundër Tottenhamit.

Të ngjashme