Pogba s’e ka në plan ta vazhdojë kontratën

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori francez e sheh veten larg Manchester Unitedit, është i gatshëm për një eksperiencë të re. Atë e duan klubet nga Spanja, Italia dhe nga Franca

Paul Pogba e sheh të ardhmen e tij larg Manchester United.

Mesfushori francez po mendon për një eksperiencë të re.

Për këtë siguron portali “Manchester Evening News”.

Kampioni i botës me Francën do të jetë lojtar i lirë verën e ardhshme pasi do t’i skadojë kontrata.

Dhe, 28 vjeçari do t’i shqyrtojë ofertat që do t’i vijnë, përcjell “Gazeta Express”.

Interesim për mesfushorin kualitativ kanë shfaqur klubet e mëdha si Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe Paris Saint-Germain.

Pogba nuk ka shkëlqyer sa duhet që prej rikthimit të tij në “Old Trafford” nga Juve.

Me shumë gjasë, atë do ta shohim duke luajtur nga sezoni i ardhshëm në Spanjë ose në Francë.

Të ngjashme