Policia tregon skenarët se ku mund të jetë lojtari i zhdukur

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Policia është duke vazhduar kërkimin për aeroplanin e zhdukur me sulmuesin Emiliano Sala.

Policia ka bërë të ditur se është duke vazhduar kërkimin për aeroplanin e zhdukur të sulmuesit të Cardiff Cityt, Emiliano Sala.

Po ashtu, policia ka treguar disa skenare se ku mund të ketë përfunduar Sala.

Secila prej tyre bazohet në shpresën se ai mund t’i ketë mbijetuar problemeve teknike të aeroplanit, raportojnë mediat angleze, përcjell lajmi.net.

Policia dyshon se Sala mund të jetë shpëtuar nga ndonjë anije që ka kaluar afër hapësirës ku mund të jetë rrëzuar aeroplani por që ende nuk ka bërë kontakt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme