Premierliga rrezikon të ndërpritet për dy javë, shkaku i përhapjes së pandemisë

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Futbolli anglez është duke i bërë gati planet për një pushim të detyruar dyjavor, për shkak të rrezikut nga pandemia, duke e parë rritjen e vazhdueshme të numrit të rasteve me Covid-19 në klubet e Premierligës.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi ndeshja e Manchester City në “Goodison Park”, me Evertonin u shty pasi ekipi i Pep Guardiolas i konfirmoi pesë raste me koronavirus në rundin e fundit të testimit.

Ishte hera e dytë që një ndeshje shtyhej këtë dimër, pas takimit të Newcastle United me Aston Villa në nëntor.

Por, gjithashtu skuadra e Sheffield United ka problemet e veta edhe në këtë pikë, duke pasur një numër të madh rastesh pozitive brenda skuadrës, megjithëse të infektuarit u izoluan menjëherë dhe ekipi ishte në gjendje të luante kundër Burnley të martën në mbrëmje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme