Presidentja Vjosa Osmani i përgëzon xhudistet për medaljet e fituara në Lojërat Mesdhetare

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar dhe përgëzuar xhudistet kosovare që ia sollën Kosovës medaljet e para në Lojërat Mesdhetare.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë, kurse Flaka Loxha të bronztën në “Oran 2022”, i cili po mbahet në Algjeri, shkruan “Gazeta Express”.

Ato konfirmuan edhe një herë se xhudoja është sporti që po e bën vazhdimisht krenar vendin tonë.

Sipas zonjës Osmani, Flaka Loxha po ecën hapave të kampioneve olimpike, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.

E mundësi për medalje kanë edhe xhudistët tjerë si Akil Gjakova, Loriana Kuka e të tjerët, të cilët do të garojnë sot dhe nesër.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e presidentes Osmani në rrjetet sociale.

Të ngjashme