Prishtina vetëm barazim me ekipin nga Gjibraltari, gjithçka vendoset më 4 korrik

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 23:18 | Nga Ekonomia Online

Skuadra nënkampione e Kosovës, Prishtina, ka barazuar 1:1, në ndeshjen e parë të rrethit paraeliminator të Ligës së Evropës kundër skuadrës nga Gjibraltari, St Joseph’s, që u zhvillua sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Bardhekaltrit kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Armend Dallku nga penalltia, në minutën e 28-të, mirëpo vetëm tre minuta më vonë mysafirët barazuan rezultatin kur e shfrytëzuan një pakujdesi të mbrojtjes së prishtinasve. Ishte Juan Peneloza, i cili shënoi për 1:1.

Në pjesën e dytë Prishtina bëri përpjekje të vazhdueshme për ta gjetur golin, por nuk ia arriti qëllimit.

Kësisoj, skuadra që do të kalojë tutje në rrethin e ardhshëm do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 4 korrik në Gjibraltar.

Të ngjashme