PSG ia rrit pagën yllit të skuadrës për 2 450 për qind

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 22:46 | Nga

Objektivi i Manchester Unitedit, Presnet Kimpembe, ka marrë një lajm fantastik rreth pagës së tij. Daily Mail raporton se ai do të përfitojë një pagë me ngritje prej 2450 % nga paga sa e ka aktualisht.

Mbrojtësi i shumëvlerësuar, Kimpembe ishte i lidhur me një kalim në “Old Trafford”, pasi negociatat për një marrëveshje të re me klubin nga “Parc des Princes” ngecën. Por tani është arritur marrëveshje për kontratën e re sipas të cilës ai do të përfitojë pagë marramendëse.

21 vjeçari më herët përfitonte 7,100 funta në muaj, dhe tani ai do të përfitojë plot 174,000 në muaj, pavarësisht se ai ende nuk ka realizuar asnjë paraqitje me skuadrën seniore të Francës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme