PSG-ja e merr vendimin për Koulibalyn

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi senegalez i Napolit mund të përfundojë në Premierligë, ku e duan klubet e mëdha angleze

Paris Saint-Germaini ka hequr dorë nga Kalidou Koulibaly.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Le Parisien”.

Kjo nënkupton se e ardhmja e qendërmbrojtësit të Napolit mund të jetë e lidhur me Premierligën.

Interesim për përfaqësuesin senegalez kanë shprehur Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Newcastle.

Mbrojtësi stabil është i interesuar të largohet nga Serie A për ta bërë hapin e radhës në karrierë.

Napoli mund t’i kërkojë deri në 80 milionë euro për kartonin e Koulibalyt. 

Të ngjashme