PSG-ja ka në shitje Paredesin

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Paris Saint-Germainit, kanë marrë vendim për ta nxjerrë në shitje mesfushorin argjentinas Leandro Paredes në fund të këtij edicioni, përcjellë “L’Equipe” të hënën. Paredes nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino për sezonin tjetër dhe për këtë arsye do të largohet nga ekipi.

Mësohet se PSG-ja, po kërkon rreth 20 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin 26-vjeçar, i cili ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2023. Paredes iu bashkua Parisit në janar të vitit 2019 nga Zeniti kurse këtë edicion ka tri asistime në 27 ndeshje.

Paredes karrierë ka bërë edhe te Roma, Empoli, Boca Juniorsi e Chievo. Ai ka edhe 26 paraqitje e tri gola për Argjentinën.

Të ngjashme