PSG-ja mund ta blejë Icardin

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Interi i kërkon 70 milionë euro për sulmuesin argjentinas, por klubi francez shpreson ta blejë atë më lirë

Paris Saint-Germaini duket se ka vendosur për ta blerë kartonin e Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas e kaloi këtë sezon në formë huazimi në Francë.

Por, mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” raporton se Interi mund t’ia shesë lojtarin pikërisht kampionit aktual francez.

“Nerazzurri” i kërkojnë 70 milionë euro për ish-futbollistin e Sampdorias.

Por, PSG-ja shpreson që ta blejë lojtarin më lirë pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Klubi francez ka afat deri më 31 maj për ta blerë Icardin.

Përfaqësuesi argjentinas e nisi mjaft mirë eksperiencën në Paris, por më pas pati rënie të formës dhe i munguan golat.

Gjithashtu, interesim për 27 vjeçarin ka shfaqur edhe Juventusi në Itali.

Interi synon ta shesë edhe Lautaro Martinezin për 90 milionë euro në Barcelonë dhe Ivan Perisicin në Bayern Munich për 20 milionë.

E më pas, Zikaltrit do të vihen në ofanzivë për blerje të futbollistëve. 

Të ngjashme