PSG-ja planifikon t’i marrë yllin e skuadrës Milanit

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Leonardo e mori Lucas Paqueta në Milan dhe raportohet se dëshiron ta sjellë brazilianin në Paris Saint-Germain.

Ndërsa ishte në krye të strategjisë së transferimeve të ‘Rossonerëve’, Leonardo zbuloi Paquetan dhe ndërmjetësoi marrëveshjen e cila u arrit për 35 milionë euro plus bonuse me Flamengo në janar.

Drejtori sportiv u kthye te PSG këtë verë dhe Paqueta ka luftuar për të luajtur nën Gennaro Gattuso dhe veçanërisht Marco Giampaolo, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet se si do të ndryshojë situata tani që është emëruar trajner Stefano Pioli, por Sky Sport Italia pretendon se Leonardo po hedh bazat për një ‘sulm’ të mundshëm për ta sjellë Paquetan në Paris.

22-vjeçari pëlqen të luajë si një mesfushor krijues, por është përdorur gjithnjë e më shumë në një rol më të thellë për kuqezinjtë.

Të ngjashme