PSG prezanton fanelat e sezonit të ri

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain sot kanë prezantuar fanellën e re për sezonin 2021/22.

PSG në bashkëpunim me firmën Jordan, kanë zbuluar edhe fanellën e tyre për sezonin e ri që do të fillojë më 7 gusht të këtij viti.

“Një koleksion që ka të bëjë me rininë, larminë dhe energjinë e saj” është përshkruar fanella e re nga faqja zyrtare e klubit.

PSG do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje deri në përfundimin e këtij edicioni dhe nuk dihet nëse do t’i përdorë fanellat e reja.

Të ngjashme