PSG publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Reims, ftohen Messi dhe Mbappe

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në Ligue 1 ndaj Reims.

Pjesë e kësaj liste është Lionel Messi, i cili pritet ta bëjë debutimin si futbollist i PSG-së sonte.

Ende nuk dihet nëse ylli argjentinas do ta nisë ndeshjen nga fillimi apo do të jetë në bankën rezervë.

Pjesë e 22 lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje është edhe Kylian Mbappe, i cili përflitej për një largim nga “Parc des Princes” për t’u transferuar në Real Madrid.

Përveç tyre, edhe Neymar rikthehet në skuadër dhe pritet të ribashkohet në fushën e blertë bashkë me mikun e tij, Messin.

Të ngjashme