Rabiot i pakënaqur tek Juventus

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Adrien Rabiot duket se është bërë pishman për transferimin e tij tek Juventus.

Ish lojtari i Paris Saint Germain, Rabiot, nuk ka arritur që të fitojë vend në formacionin bazë as tek skuadra e Juventus.

Rabiot erdhi tek Juventus si transferim i lirë gjatë kësaj vere, duke lënë anash skuadrën e Barcelonës e cila gjithashtu shfaqte interesim për të.

Gjithsesi, lojtari ka arritur që të luajë vetëm 27 minuta gjatë katër ndeshjeve të para në Serie A këtë edicion.

Mediet franceze shkruajnë se Rabiot është i pakënaqur dhe do të kërkojë largimin, transmeton lajmi.net.

Trajneri Maurizio Sarri ka bërë të ditur se nuk është i gatshëm të heq dorë nga Matuidi.

Të ngjashme