Rakitiç e përgëzon Modriçin: Urime vëlla, urime kapiten – jemi krenar që të kemi

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 10:04 | Nga

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç, është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve nga UEFA, dhe bashkëkombësi i tij kroat, mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, e ka përgëzuar Modriçin për arritjet e tij.

Për shumë persona, vendimi për ta zgjedhur Modricin si lojtarin më të mirë ishte kontrovers, pasi që shumë njerëz besonin se Cristiano Ronaldo e meritonte këtë çmim, por sulmuesi portugez as nuk ishte i pranishëm në ngjarjen e organizuar nga UEFA, përcjell Gazeta Express.

Përkundër kësaj, kroati ka marrë shumë mesazhe urimi nga futbollistë të shumtë që kur e mori këtë çmim, dhe njëri prej këtyre personave ishte edhe rivali i tij në Barcelonë, Ivan Rakitic.

“Vetëm një gjë: Shumë e merituar! Urime vëlla, urime kapiten”, ka shkruar Rakitici në llogarinë e tij në Twitter.

“Jemi të gjithë shumë krenar që të kemi, Luka Modriç”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme