Ramos do ta përfundojë karrierën në Real Madrid

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, po synon që ta vazhdojë qëndrimin e tij në Real Madrid.

Kjo për shkak se futbollisti 33 vjeçar planifikon që ta përfundojë karrierën e tij në Santiago Bernabeu, shkruan Goal.

Sipas Don Balon, Ramos dëshiron të bëhet lojtari më i paguar në skuadër, por vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij merret nga presidenti Florentino Perez.

Kontrata ekzistuese e Ramos do të jetë e vlefshme deri në vitin 2021. Ai ka shënuar një gol në 11 ndeshjet e zhvilluara në La Liga gjatë këtij sezoni.

Të ngjashme