Ramos e pranon se e mori me qëllim kartonin e verdhë

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka pranuar se e kishte marrë me qëllim kartonin e verdhë të mërkurën mbrëma ndaj Ajaksit në Ligën e Kampionëve, ndeshje të cilën kampionët në fuqi të Evropës dhe botës e fituan me rezultat 1:2.

Ai do të mungojë në ndeshjen kthyese ndaj gjigantit holandez në “Santiago Bernabeu” por një gjë të tillë thuhet ta ketë bërë që t’i shpëtojë suspendimin në fazën e mëvonshme të kësaj gare.

“Kur sheh rezultatin, do të gënjeja nëse do të thosha që s’e kam imponuar”, ka thënë Ramos për mediat.

“Është diçka për të cilën po mendoja”, ka shtuar mes tjerash Ramos.

Të ngjashme