Rashica dhe Muriqi, diamantët e Kosovës që po “çmendin” Evropën

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Dy super lojtarët e Kosovës, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi po shkëlqejnë me klubet e tyre përkatëse.

Në tetë ndeshjet e fundit Rashica ka 6 gola, ndërsa Muriqi në nëntë ndeshje ka 5 gola.

Për dy lojtarët kanë shprehur interesim shumë klube të mëdha botërore, shkruan Indeksonline.

Muriqi ka ngjallur interesimin e ekipeve si: Manchester United, Tottenham, Napoli etj.

Në anën tjetër, ekipet e Bundesligës po “shkrihen” pas Rashicës. Dortmundi e Milano po kërkojnë me ngulm shërbimet e kosovarit, madje tifozët e Dortmundit publikisht po tregojnë që Rashica po i “kall” me paraqitjet e tij dhe kërkojnë nga klubi ta transferojë.

Në prag të ndeshjeve vendimtare të kualifikimeve për Euro 2020, dy yjet po japin sinjale të fuqishme që do ta dërgojnë Kosovën përpara dhe ëndrrën e Evropianit ta bëjnë realitet.

Të ngjashme