Raul Gonzales rezulton pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Raul Gonzalez, legjendë e klubit të Real Madrid dhe trajner aktual i ekipit Real Madrid Castilla ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Marca, e cila thotë se ish-sulmuesi tani është vetë-izoluar dhe duke iu përmbajtur të gjitha protokolleve shëndetësore përkatëse.

Raul, i cili gëzonte një karrierë 20-vjeçare në nivelin e lartë, fitoi titullin e tij të parë si trajner kur ekipi i Juvenil B fitoi titullin në kampionat në vitin 2019.

Pasi kishte përfunduar me sukses trajnimet e UEFA-s për trajner, ai pastaj mori përgjegjësitë menaxheriale në ekipin e rezervave të Real Madridit për sezonin vijues.

Të ngjashme