Real Madridi mendon transferimin e Ndombeles

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi synon që të bëjë ndryshime të mëdha në klub për edicionin e ri.

Gjiganti spanjoll nuk ka arritur të fitojë trofe, pasi është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Spanjës, derisa vështirë se mund ta mbrojë titullin në La Liga.

Madrilenët janë duke menduar të bëjnë shumë ndryshime në radhët e veta, pasi qëllimi është të rifreskohet ekipi.

Tanguy Ndombele shihet si ideali për ta përforcuar repartin e mesfushës te Los Blancos.

Mesfushori francez iu bashkua Tottenhamit dy vite më parë për 60 milionë euro, derisa është njëri nga mesfushorët defensivë më të vlerësuar në Angli.

Mediat angleze dhe ato spanjolle kanë raprotuar se Real Madridi është duke monitoruar situatën e francezit në Londër.

Të ngjashme