Real Madridi merr vendim lidhur me të ardhmen e Carlo Ancelottit

Prishtinë | 10 Sht 2022 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Carlo Ancelotti mund të qëndrojë në Real Madrid për një kohë të gjatë.

“Marca” ka raportuar këtë të shtunë se klubi ka dhënë dritën e gjelbër për vazhdimin e kontratës me trajnerin italian, transmeton Gazeta Express.

63-vjeçari është i respektuar nga futbollistët, teksa edhe presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez, është i kënaqur me punën e tij.

Te Real Madridi besojnë se Ancelotti e udhëheq ekipin “pa të meta”, derisa klubi konsultohet gjithashtu me trajnerin për shumë projekte sportive afatgjata.

Trajneri nga Reggiolo u rikthye në “Santiago Bernabeu” në vitin e kaluar.

Ai nënshkroi kontratë 3-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Në sezonin e kaluar, Carlo Ancelotti udhëhoqi Real Madridin drejt titullit të kampionit në La Liga, në Ligën e Kampionëve, si dhe fitoi trofeun e Superkupës në Spanjë.

Të ngjashme