Real Madridi planifikon ofertën për Aubameyang

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Arsenalit po i rrezikohet ylli i skuadrës, Pierre Emerick Aubameyang.

Arsenal mund të humb shërbimet e Aubameyang gjatë verës së ardhshme, pasi interesimi për lojtarin po rritet.

‘Eldesmarque’ raporton se Real Madrid po planifikon një ofertë për yllin nga Gaboni, shërbimet e të cilit ‘Los Blancos’ synojnë t’i sigurojnë gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Gjiganti spanjoll raportohet se synon të përforcojë fazën ofensive gjatë sezonit të ardhshëm. James Rodriguez mund të jetë një nga lojtarët e përfshirë në ofertën për Aubameyang.

Arsenal kanë frikën se Auba mund të largohet nga ‘Emirates’, si pasojë e mungesës në Ligën e Kampionëve.

Madridi shihet si një opsion ideal për ish lojtarin e Borussia Dortmund.

Të ngjashme