Refuzohet përsëri nga Juventus, Higuain te top klubi nga La Liga

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Gonzalo Higuain mund të rikthehet në futbollin spanjoll.

Gonzalo Higuain është rikthyer në Juventus pas periudhës së huazimit në Chelsea.

Por, trajneri i ri Maurizio Sarri spekulohet se nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ri.

Andaj, ylli argjentinas duhet të gjejë një ekip të ri gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Tuttosport” shkruan se e ardhmja e Higuain mund të jetë në Spanjë, përcjell lajmi.net.

“Pipita” ka zgjuar interesim nga Atletico Madrid që mund të paraqes ofertë për huazimin e tij nga Juventus me opsionin e blerjes së ish yllit të Real Madridit, pas përfundimit të sezonit të ardhshëm. 

Të ngjashme