Reinier huazohet te Dortmund

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti brazilian, Reinier Jesus, do të jetë lojtar i ri i ekipit gjerman Dortmund në edicionin e ri.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi Goal, i cili raporton se 18 vjeçari i Real Madridit do të huazohet për një vit në ‘Westfalenstadion’, transmeton Klan Kosova.

Sipas këtij mediumi, Reinier do të ketë mundësin e vazhdimit të huazimit në Dortmund edhe për një vit.

Reinier, ishte transferuar në Madrid gjatë janarit të këtij viti nga skuadra Flamengo, por që nuk kishte arritur të fiton besimin e trajnerit Zinedine Zidane për një vend në formacionin bazë.

Të ngjashme