Rexhbeçaj dy gola në fitoren e thellë të Koelnit në Kupë

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, ka realizuar dy gola në fitoren që skuadra e tij, Koelni, e ka arritur ndaj Altglienickes në fazën fillestare të Kupës së Gjermanisë.

Mesfushori ofensiv realizoi golat në minutat ’36 dhe ’63 në fitoren 6:0.

22-vjeçari është pjesë e Wolfsburgut ndërsa është huazuar te Koelni në janar të këtij viti për një sezon e gjysmë.

Të ngjashme