Robinho dënohet me 9 vjet burgim për përdhunimin dhe turpërimin e 23-vjeçares

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit në Milan ia ka konfirmuar dëbimin me nëntë vjet burgim Robinhos, ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Milanit, i cili u gjet shpallë fajtor për përdhunimin dhe turpërimin e një vajze 23-vjeçare.

Robinho u shpallë fajtor në dhjetor për pjesëmarrje në përdhunim në grup në vitin 2013 në Itali, transmeton Gazeta Express.

Gjykata tha se Robinho e kishte zhvlerësuar dhe e kishte turpëruar brutalisht viktimën, e cila po e festonte ditëlindjen e 23-të natën e incidentit në një vend të njohur në Milano.

Braziliani 37-vjeçar kishte 45 ditë kohë për t’u ankuar ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit me burgim ndaj tij.

Robinho është dënuar bashkë me mikun e vet, Ricardo Falco.

Të ngjashme