Roma fiton trilerin e shtatë golave ndaj Spezias – vendos goli i Pellegrinit në kohën shtesë

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Roma ka shënuar fitore ndaj Spezias me rezultat 4-3 në një ndeshje shumë të bukur.

Roma e nisi më mirë takimin, pasi arriti të shënojë që në minutën e 17-të të ndeshjes.

Lorenzo Pellegrini zhvilloi një lojë të mirë, duke asistuar te Borja Mayoral që shënoi për 1-0.

Por në minutën e 24-të Spezia u kthye në lojë. Roberto Piccoli shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta, ndërsa e dyta solli edhe më shumë gola.

Borja Mayoral shënoi golin e dytë personal për të kthyer epërsinë e Romës në 2-1.

Në minutën e 56-të Roma shënoi edhe golin e tretë që erdhi pas një bashkëveprimi të bukur mes Leonardo Spinazzola dhe Rick Karsdorp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme