Roma kërkon Keanin

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Roma është duke menduar të bëjë ofertë në afatin kalimtar të verës për transferimin e sulmuesit të Evertonit, Moise Kean, shkruan “Il Messaggero”, transmeton Koha.net.

Reprezentuesi i Italisë nuk ka qenë produktiv në stinorin e tij të parë në Premier League dhe po mendon për rikthim në Serie A.

Roma po shpreson të transferojë sulmuesin e talentuar dhe 20-vjeçari ka qenë në listë të klubit italian që nga janari.

Kean te Evertoni kaloi verën e vitit të shkuar nga Juventusi për 27.5 milionë euro.

Të ngjashme