Romagnoli e shpërfill Raiolan, bisedon vetë me Milanin për marrëveshje të re

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Milanit dhe Mino Raiola janë në momentin më të ulët të marrëdhënieve mes tyre, teksa klubi italian e cilëson agjentin si fajtorin kryesor për largimin e Gianluigi Donarumës në merkato.

Italianët nuk ia kanë falur agjentit ndikimin që kishte te portieri duke i bërë presion këtij të fundit të transferohej te PSG.

Ndërkohë, duke njohur të gjithë ftohtësinë mes palëve, Alessio Romagnoli ka vendosur të diskutojë rinovimin me klubin pa agjentin e tij në krah.

Dëshira e mbrojtësit është të vazhdojë të mbetet pjesë e Milan dhe në këtë formë për Raiolën nuk ka shumë punë.

Madje, Romagnoli është i gatshëm edhe të shkurtojë pagën e tij nga gjashtë milionë euro në katër.

Ndaj, për të shmangur tensionet e kota, lojtari e ka mbajtur larg agjentin e tij dhe në këtë formë mund të vazhdojë i qetë bisedat me drejtuesit e kuqezinjve.

Të ngjashme