Ronaldo bën një premtim të madh, katastrofë për Juventusin

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 16:23 | Nga

Cristiano Ronaldo ka premtuar se Real Madrid do ta ftojë edhe trofeun e Ligës së Kampionëve

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk është i kënaqur vetëm me titullin e La Ligas këtë edicion, pasi dëshiron edhe më shumë.

Real Madrid është edhe në finale të Ligës së Kampionëve, ku më 3 qershor do të luaj ndaj Juventusit në Cardiff të Uellsit.

Portugezi gjatë festës me tifozë pas titullit të 33 të La Ligas, ka premtuar se do të kthehen sërish pas disa ditësh për të festuar sërish me tifozët në Cibeles.

“Doni një trofe tjetër të Champions? Ju premtoj që do të vijmë përsëri të festojmë këtu me ju pas disa ditësh”, ka thënë Ronaldo gjatë kohës që ishte duke folur para tifozëve në sheshin Cibeles.

Real Madrid është për herë të dytë radhazi në finale të Ligës së Kampionëve dhe në rast të triumfit, do të bëhej skuadra e parë që e fiton dy vite radhazi, që kur kjo garë ka ndërruar emrin në edicionin 1992/93.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme