Ronaldo humbi fëmijën e porsalindur, tifozët e Liverpoolit do ta mbështesin në minutën e 7-të të ndeshjes së sotme

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli dhe Manchester United do të takohen sonte në Anfield Road në ndeshjen e mbetur të xhiros së 30-të të Ligën Premier.

Tifozët e Liverpoolit planifikojnë të bëjnë diçka të bukur dhe do të tregojë se disa gjëra janë më të mëdha se futbolli dhe rivaliteti më i madh në Angli.

Pasi Cristiano Ronaldos njoftoi mbrëmë se djali i tij i porsalindur kishte ndërruar jetë, tifozët e Liverpool planifikojnë ta mbështesin atë në këto momente të vështira.

Ata vendosën që në minutën e 7-të, sipas numrit të Ronaldos në fanellë, të fillonin të duartrokisnin portugezin.

Gjithashtu u ra dakord që duartrokitjet të zgjasin një minutë.

“Ne të gjithë duhet të duartrokasim Ronaldon sonte në minutën e shtatë, le ta dinë të gjithë planin. Tragjedia nuk ka ngjyrë,” shkroi një tifoz i Liverpool në Twitter.

Ndeshja Liverpool – Manchester United fillon në orën 21:00.

Të ngjashme