Ronaldo pas largimit nga Juventusi: Vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo ka thënë se largimi i tij nga Juventusit në Manchester United ishte “vendimi më i mirë që ai ka bërë në karrierë” dhe ka theksuar se ai synon që “të vazhdojë” aty ku e ka lënë United

Portugezi ishte lidhur me një largim nga Bardhezinjtë gjatë tërë verës por ai u largua krejt në fund ku me dëshirë të tij u ribashkua me Djajtë ee Kuq.

36 vjeçari për momentin është me kombëtaren e Portugalisë dhe do të ribashkohet me shokët e rinj të skuadrës pas ndeshjeve me Kombëtare.

Ronaldo u largua nga Torino pasi shënoi 101 gola në 134 ndeshje zyrtare dhe transferi i tij në United u konfirmua dje.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili ka fituar dy Scudetti dhe një Kupë të Italisë gjatë kohës sa ishte në Zonjën e Vjetër, ka thënë në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit se ribashkimi me United ishte “vendimi më i mirë i tij”.

“Mendoj që ishte vendimi më i mirë që kam bërë”, tha Ronaldo në një intervistë për MUTV. “Është vendim i drejt sipas mendimit tim”.

“U largoga nga Juve tani jam në Manchester për një kapitull të ri. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur dhe dëshiroj që të vazhdoj aty ku e kam lënë, ta bëjë historinë, ta ndihmojë Manchesterin për të arritur rezultate të larta, të fitojmë trofe, të atilla që kanë numrin 1, të fitojmë duke bërë gjëra të mëdha”.

Juventusi e ka zëvendësuar Ronaldon me Moise Kean, të cilin e ka huazuar nga Everton për këtë sezon, me obligim blerjen sezonin e ri.

Të ngjashme