Ronaldo realizon golin e 100-të me përfaqësuese

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Crstiano Ronaldo e ka realizuar golin e 100-të me përfaqësuesen e Portugalisë. Ronaldo shënoi gol në fund të pjesës së parë, nga gjuajtja e lirë, në ndeshjen ndaj Suedisë.

Portugalia po fiton pas pjesës së parë, në ndeshjen që po e luan në Suedi, të vlefshme për Ligën e Kombeve, me rezultatin 1:0.

Ronaldo është i dyti, pas Ali Daeit të Iranit, që ka realizuar 100 gola me përfaqësuese. Daei kishte realizuar 109 me Iranin.

Të ngjashme