Ronaldo tregon muskujt në një fotografi me familjen

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo nuk e ka në plan ta ndalë aktivitetin fizik, përkundër se po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij.

Superylli i Juventusit e ka treguar fizikun e tij të njohur në një fotografi të përbashkët me të afërmit e tij.

35-vjeçari aktualisht po qëndron i izoluar në vendlindjen e tij, Madeira, si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Futbollisti dhe familja e tij po qëndrojnë në një vilë luksoze me pamje kah Oqeani Atlantik. Në këtë vilë ndodhet edhe një palestër, të cilën portugezi e shfrytëzon për të qëndruar në formë.

Motra e Ronaldos, Katia Aveiro, e cila numëron mbi 1.1 milion ndjekës, e ka publikuar një fotografi, në të cilën shihet fiziku mbresëlënës i CR7 që ka pozuar pa bluzë.

Të ngjashme