Rrahmani pëlqehet nga Manchester United

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Amir Rrahmani është duke i shijuar momentet më të mira të karrierës.


Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Napolit, duke e formuar dyshen e pakalueshme në qendër të mbrojtjes me Kalidou Koulibaly.

Dhe, paraqitjet pozitive të përfaqësuesit kosovar kanë nisur të vërehen edhe nga gjigantët e futbollit evropian.

28 vjeçari po pëlqehet nga Manchester United, përcjell “Gazeta Express”.

Napoli nuk dëshiron të heq dorë nga futbollisti që shpërtheu këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.

Megjithatë, do të varet gjithçka nga oferta që mund ta bëjnë “Djajtë e Kuq” gjatë verës që vjen.

United është i interesuar për një qendërmbrojtës stabil pasi po ka probleme në atë repart.

Dhe, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës me karakteristikat e tij do të ishte ideal për ekipin nga “Old Trafford”.

Edhe pse vetë Rrahmani ditë më parë tha se është i lumtur në Napoli, ku e sheh veten më gjatë, futbollit nuk i dihet kurrë. 

Të ngjashme