Rritet vlera e Vedat Muriqit nga 2.5 milionë në 8 milionë euro

Prishtinë | 05 Tet 2019 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi është një nga futbollistët më në formë të Kosovës në muajt e fundit.

Tashmë, sulmuesi kosovar ka marr një lajm të mirë.

25 vjeçarit i është rritur goxha vlera në krahasim me vlerën që kishte më parë.

Vlera e Muriqit tashmë do të jetë 8 milionë euro pas formës së mirë ndërsa deri më tani ai vlente 2.5 milionë euro.

Prizrenasi, gjatë kësaj vere është transferuar te Fenerbahçe, ku po mahnitë me paraqitjet e tij tek gjigandi turk.

Flitet për një transferim të mundshëm qysh në janar drejt Premierligës angleze.

Aktualisht, Muriqi është golashënuesi më i mirë te Kosova me shtatë gola aq sa ka edhe anësori i lënduar, Arbër Zeneli.

Të ngjashme