Ruiz i tunduar nga mundësia për t’iu bashkuar Realit

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Fabian Ruiz është njëri nga futbollistët më të kërkuar momentalisht në Evropë.

Mesfushori spanjoll është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij Napoli.

E falë formës së mirë, Ruiz është bërë objektiv i skuadrave më të mëdha evropiane që po i duan shërbimet e tij.

Real Madrid dhe Barcelona janë dy skuadrat e mëdha spanjolle që kanë shprehur interesim për ta rikthyer lojtarin në Spanjë.

Mediat italiane kanë zbuluar se Ruiz është i tunduar nga mundësia për t’iu bashkuar Realit dhe e sheh si skuadrën favorite për të nënshkruar.

Por problemi më i madh mbetet shuma prej 120 milionë eurove që Napoli kërkon për ta lënë të lirë atë.

Gjithsesi përveç dy skuadrave të mëdha spanjolle, Ruiz është objektiv edhe i dy skuadrave nga Manchesteri si dhe Juventusit.

Të ngjashme