Samadrexha e Vushtrrisë bëhet me palestër sportive, MKRS-ja investon 860 mijë euro

Vushtrri | 17 Kor 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Samadrexhë të Vushtrrisë, është bërë përurimi i palestrës sportive, në vlerë prej 860 mijë euro, investim i ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Ministrja Vlora Dumoshi me këtë rast tha se prioritet mbetet infrastruktura e kompletuar për sportitët në të gjitha komunat.

“Prioriteti i MKRS-së është zhvillimi dhe ofrimi i infrastrukturës për sportistët tanë. Investimi i kësaj palestre që nga fillimi ka qenë i ministrisë, me një kosto 860 mijë euro, por përfitimi më i madh shkon te sportistët, qoftë te hendbolli, futbolli dhe basketbolli”.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, tha se për të është nderë, që po i japin Samadrexhës një palestër moderne.

“Një palestër moderne. Ju me punën e juaj, me sukseset e juaja, me trofetë e fituara për shumë vite për sport jeni bërë padyshim emblema dhe krenaria e sportit të Vushtrrisë, të krejt Kosovës”.

“Është e rrallë që në një fshat dhe në një lokalitet sikur që është këtu Samadrexha të kemi kaq shumë klube sportive dhe kaq shumë aktivitete”, tha ai.

Ferat Basholli, i cili foli në emër të banorëve të fshatit, tha se ky vend ka traditë të sportit ngase vitin e ardhshëm bëhen 50 vjet që u themelua klubi i hendbollit Samadrexha.

Përderisa nënkryetari i Federatës së Hendbollit, Enis Idrizi e ka quajtur lajm të mirë përfundimin e kësaj palestre në komunën e Vushtrrisë.

Të ngjashme