Sampdoria nuk jep më informata për lojtarët e prekur nga Coronavirusi

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Sampdoria, që ka pesë lojtarë të prekur nga koronavirusi, ka vendosur mos të jap më informata që lidhen me çështjen e virusit, “për të shmangur rritjen e panikut”.

Sampdoria është klubi më i goditur i Serie A nga koronavirusi. Manoglo Gabbiadini ishte lojtari i dytë i kampionatit italian të futbollit që doli pozitiv në testet për koronavirus, pas atij të Juventusit, Daniele Rugani.

Të premten Sampdoria njoftoj se Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Morten Thorsby dhe mjeku i ekipit, Amedeo Baldari, po ashtu kanë rezultat pozitiv nga testi për koronavirus. Ka gjasë që raste tjera të paraqiten te Sampdoria, por informata zyrtare nuk do të ketë nga ky klub.

“Lajmi i vetëm i rëndësishëm është që djemtë janë mirë dhe janë në shtëpitë e tyre në Genoa. Në një moment kaq të komplikuar për vendin dhe në respekt për ata që punojnë në vijën e parë, është detyrë e jona që mos të shkaktojmë brenga tjera për situatën që është nën kontroll. Ne ftojmë mediat që të respektojnë vendimin tonë”, thuhet në një komunikatë të Sampdorias.

Tre lojtarë të testuar pozitiv për koronavirus i ka Fiorentina. Bëhet fjalë për Dushan Vlahoviq, German Pezzella dhe Patrick Cutrone.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme