Sancho afër klubit londinez për 141 milionë euro

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Duket se Jadon Sancho është shumë afër rikthimit në Premier Ligë.

The Sun raporton se Chelsea ka mposhtur Unitedin e Liverpoolin për shërbimet e yllit të Dortmundit, transmeton Koha.net.

E për shërbimet e tij klubi londinez do të paguajë 141 milionë euro.

Chelsea është i gatshëm të thyejë rekordin e klubit për blerjen më të shtrenjtë në histori për talentin anglez, që është njëri nga më të dalluarit aktualisht në Evropë.

Kujtojmë se FIFA ka larguar suspendimin për Chelsean, dhe ky transferim pritet të ndodhë në janar.

Të ngjashme