Sanson dëshiron t’i bashkohet klubit AC Milan (VIDEO)

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori francez, Morgan Sanson, ka vendosur që të largohet nga skuadra Marseille.

Kjo për shkak se futbollisti 25 vjeçar dëshiron të bëhet pjesë e klubit AC Milan, shkruan Goal.

Sipas Le Provence, pala italiane është përpjekur që ta nënshkruajë futbollistin në fjalë gjatë sezonit të transferimeve, mirëpo ishte skuadra franceze ajo që nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Sidoqoftë, Sanson tani dëshiron të largohet nga ky klub dhe ka shumë gjasë që të jetë në rrugën e tij për San Siro.

Të ngjashme