Sarri cak i Milanit

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Maurizio Sarri duket se do të kthehet në Serie A vetëm pas një viti të qëndrimit në Premier League te Chelsea.

Më The Blues që ndodhet tash në pozitën e pestë në kampionat, italiani duket se nuk do të ketë të ardhme në krye të stolit.

Ndaj për të kanë nisur të interesohen disa klube. Më serioz duket të jetë Milan, që do me Sarrin ta zëvendësojë Gennaro Gattuson, shkruan Evening Standard.

Sarri sezonin e parë me Chelsea e ka përshkruar si ‘sukses’ por që kokën mund ta ketë të kthyer prej mundësisë që të bëhet pjesë e Milanit dhe ta ringris klubin në Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme