Sarri jep lajmin e madh për Juventusin

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Maurizio Sarri ka thënë se rikthimi i Giorgio Chiellinit është shumë afër të ndodh.

Sipas teknikut italian, Chiellini është shumë afër rikthimit në fushat e blerta, dhe me bashkimin e tij do të jetë më e lehtë formimi i formacionit 4-3-3.

Në një intervistë dhënë për Football Italia, Sarri tha se Chiellini është shumë i rëndësishëm për skemat e tij dhe pret që 35- vjeçari të kthehet shumë shpejt.

‘’Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Ne duhet ta marrim ditë pas dite përparimin e tij dhe ta dëgjojmë atë’’, deklaroi trajneri i Juventusit, përcjell lajmi

“Zonja e Vjetër’, këtë fundjavë në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A, do të luajë në udhëtim kundër Hellas Verona, dhe Sarrit do t’i duhet t’i bëjë llogaritë pa veteranin italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme