S’dihet për fatin e Bundesligës, vendimi shtyhet deri në javën e ardhshme

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Bundesliga nuk do të rifillojë deri të paktën 16 maj pasi data për një vendim është shtyrë përsëri deri të mërkurën e ardhshme.

Kishte shpresë se ligat gjermane do të jepeshin aprovimin për të luajtur më 9 maj të kësaj jave ndërsa vendi vazhdon betejën e tij kundër krizës së coronavirusit.

Por ai vendim tani është shtyrë deri në ditën e mërkurë javën e ardhshme, do të thotë se nuk do të fillojë deri më 16 maj së paku.

Klubet ishin rikthyer në stërvitje me shpresë se sezoni do të fillonte të shtunën.

Këto shpresa u ndërprenë të enjten në mes të sugjerimeve se do të ketë forcim të kufizimeve të bllokimit në Gjermani pasi rastet e koronavirusit po rriten në vend.

Tani ekziston një besim se kancelarja Angela Merkel do të duhet t’i ashpërsojë sërish masat pasi fillimisht lejoi që dyqanet, shkollat dhe kishat të hapen përsëri./ln

Të ngjashme