Së shpejti Vushtrria do të bëhet me dy fusha futbolli

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Vushtrrisë së shpejti pritet të bëhet me dy fusha futbolli.

Ndërtimi i stadiumeve do të bëhet në fshatin Dobërllukë.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Jo 1 por 2 fusha të mëdha ndihmëse të futbollit  kanë filluar të ndërtohen në Dobërllukë. 600 fëmijët vushtrrias që aktialisht janë në shkollat e futbollit do të kenë kushte më të mira. Klubi jonë i zemrës, Fc Vushtrria, po ashtu do të ketë fushën që gjithnjë e kanë kërkuar.

Për 20 vite asnjë fushë e madhe nuk është ndërtuar në Vushtrri.

Ne mbajmë premtimet. Urime sportista! #qytetiqeduam.

Të ngjashme